Në cilat shtete mund të punoni vetëm katër ditë në javë?

Në cilat shtete mund të punoni vetëm katër ditë në javë?

E famshmja javë 4-ditore! Sa shumë është folur për të këto kohë.

Të shumtë janë ata që e duan dhe luten për të, dhe çuditërisht ka edhe nga ata që nuk e duan – madje trëmben sa herë përmendet.

Në fakt, diskutimet për një javë pune 4-ditore kishin nisur që para pandemisë dhe karantinimit të gjatë që na shkëputi të gjithëve prej një realiteti me të cilin ishim mësuar.

Ama, pas pandemisë kjo temë po bëhet gjithnjë e më aktuale.

Punonjës e punëdhënës patën kohë gjatë karantinës të meditonin mbi rëndësinë e mirëqënies fizike por edhe asaj shpirtërore, si dhe ndikimit që vendi ynë i punës ka mbi kualitetin e jetës.

Më poshtë, do të shohim listën e shteteve që kanë implementuar 1 javë me 4 ditë pune si dhe avantazhet dhe disavantazhet që kemi hasur deri tani.

Çfarë është Java 4-ditore?

Mund të duket e çuditshme të shtrohet kjo pyetje por po – ka ende njerëz që nuk kanë dëgjuar për këtë koncept ‘të rënë nga qiejt’.

Është mëse e thjeshtë.

Me anë të këtij rikonceptimi të agjendës tonë ditore, punëmarrësit kanë mundësi të punojnë 4 ditë në javë – në vend të 5 ose 6 ditë, e cila është norma në botë, të paktën deri tani.

Kjo mundësi do t’iu jepej punonjësve pa iu hequr asnjë qindarkë nga rroga mujore.

Gjithashtu ngarkesa e punës do të mbetej e njejta.

Avantazhet

Entuziastët dhe promovuesit e këtij modeli të ri pune thonë me bindje se përveç vendosjes së një balance më të shëndetshme mes punës dhe jetës private, është provuar që ky sistem i ri prodhon punonjës më produktivë dhe më të dedikuar.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Stanford, provoi se ekzistonte vërtetë një lidhje e pamohueshme mes produktivitetit dhe një jave më të shkurtër pune.

Një javë më 4-ditë mendohet edhe si një model që ofron mundësi të barabarta për sa i përkët aspektit gjinor.

Një studim britanik provoi se java me 4 ditë i jep mundësinë punonjëseve gra që të kenë më shumë kohë të jenë prezente në shtëpi me fëmijët dhe angazhimet e tjera, pa pasur nevojë të heqin dorë tërësisht nga karriera apo për periudha të gjata kohore.

Nivelet e stresit sipas një studimi në Zelandën e Re, tregojnë gjithashtu një ndryshim thelbësor në rastet kur krahasojmë javën 4-ditore me atë 5 apo 6 ditore.

Punonjësit janë shumë më të lumtur dhe të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe kolegëve por gjithashtu rezultatet e punës së tyre janë më pozitive.

Ata janë më aktivë, marrin më pak ditë pushim si pasojë e sëmundjeve apo lodhjes dhe kthehen në punë pas fundjavës të rigjeneruar dhe gati për sfida të reja!

Një tjetër avantazh që vihet në pah nga promovuesit e kësaj nisme, është fakti se java 4-ditore është gjithashtu një model që mbron ambientin duke ulur sasinë e karbonit apo gazrave serë që çlirohen në ambient si pasojë e përdorimit të makinës për transport si edhe energjisë elektrike gjatë orarit të punës.

Disavantazhet

Sigurisht, për profesione të ndryshme ky lloj modeli mund të mos ishte tërësisht perfekt.

Në raste të caktuara si bizeneset apo shërbimet, duhet marrë parasysh që një organizim i mirë është kyç për të bërë të mundur që java 4-ditore të jetë e suksesshme dhe e dobishme për të gjitha palët.

Një disavantazh i mundshëm në rastet kur ky organizim nuk është i duhuri është humbja e klientelës pasi nëse të gjitha ditët e javës nuk janë të plotësuara, klientët nuk do të kenë të mundur të marrin shërbimin që u nevojitet.

Një shembull është rasti i sporteleve në punët e shtetit ku sipas një studimi të Universitetit të Utah, disa amerikanë u ankuan për shkak se nuk mundën të merrnin shërbime pubilke ditën e premte.

Një tjetër disavantazh i mundshëm është fakti se shumë punëdhënës e kanë keqkuptuar tërësisht konceptin e javës 4-ditore.

Kjo sepse ata kanë implementuar po të njëjtat orë pune në javë 35-40 orë, që do të thotë se ata i detyrojnë punonjësit e tyre të punonjë ditë më të gjata prej 9 ose 10 orësh në ditë – në vend të 8 orëve.

Dhe në këto raste, efektet pozitive si rritja e produktivitetit, mirëqënies dhe aktivitetit që mund të vinin me javën 4-ditore mund të kenë një efekt tërësisht të kundërt mbi punonjësit e lodhur e të mbingarkuar.

Si mund të bëhesh edhe ti pjesë e javës 4-ditore?
Sindikata apo unione të ndryshme në të gjithë Europën po i bëjnë thirrje qeverive të tyre që të implementojnë javën me 4 ditë pune.

Në fakt, kjo formë reformimi e sistemeve apo ligjeve të ndryshme në një shtet është ajo që i ka bërë europianët të spikasin gjatë gjithë historisë së demokracisë – si një popull që vetëqeveriset më shumë se sa një popull që thjesht zgjedh ata që do ta qeverisin.

Nëse punonjësve shqiptarë do t’i pëlqente kjo ide dhe nëse ata janë të aftë të provojnë që rezultatet finale do të jenë më pozitive se sa negative, atëherë e vetmja gjë që i mbetet është të organizohen dhe t’iu kërkojnë qeveritarëve të reformojnë Kodin e Punës.

Më poshtë mund të gjeni listën e shteteve që janë bindur se kjo ide ja vlen vërtetë të konsiderohet:

1 – Belgjika

Në shkurt, punonjësit belgë fituan të drejtën për të punuar 4 ditë në javë pa humbje në pagën e tyre mujore.

2 – Mbretëria e Bashkuar

Një projekt pilot 6-mujor nisi këtë qershor në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do të përfshijë 70 kompani britanike me mbi 3000 punonjës.

Në të njëjtën kohë këto kompani kanë rënë dakord të bëhen pjesë e studimeve rigoroze nga univesitetet më të mira në vend përfshi Universitetin e Okfordit.

3 – Skocia

Një test i ngjashëm do të kryhet edhe në Skoci në fillim të fiti 2023 i cili do të përfshijë një ulje të orëve të punës me 20%, pa humbje në pagën mujore.

4 – Islanda

Islanda njihet si një nga liderët kryesorë të javës 4-ditore duke nisur projektin e saj pilot që nga viti 2015.

5 – Suedia

Suedia thuhet se ka pasur një reagim miks ndaj këtij modeli të ri pune. Ajo gjithashtu ka qenë pionere e javës 4-ditore duke nisur testimet që prej vitit 2015.

Bashkë me propozimin për një javë punë me 4 ditë, ishte edhe mundësia për të punuar një javë të rregullt por me orë të reduktuara nga 8 në 6 orë në ditë.

Por reagimet kanë qenë pozitive po aq edhe negative. Shumë suedezë u ankuan për faktin se shtetit iu desh të paguante për ta bërë këtë program të mundur.

Kjo pasi, kompanive pjesëmarrëse iu desh të punësonin staf të ri në mënyrë që të kompensonin orët e humbura.

Taksapaguesit suedezë nuk ishin tërësisht të lumtur për këtë.

6 – Gjermania

Gjermania njihet si një nga shtetet me orët më të shkurtuara të punës në Europë.

Sipas World Economic Forum, java mesatare e punës në Gjermani zgjat vetëm 34,2 orë.

Por sindikatat e punonjësve po vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e orëve të punës.

Sipas një studimi nga Forsa, 71 % e qytetarëve gjermanë do të ishin pro modelit të një jave pune me 4 ditë.

7 – Japonia

Japonia është një nga ato shtete që duhet të ishin të parat për sa i pëket implementimit të javës 4-ditore pasi japonezët përfaqësojnë disa nga shifrat më shqetësuese të vdekjeve si pasojë e mbingarkesës në punë.

Në vitin 2021, qeveria japoneze konfirmoi planet për reformimin e sistemit të punës për të arritur një jetë më të balancuar për punonjësit në mbarë vendin.

Gjithashtu në vitin 2019, Microsoft eksperimentojë me modelin që ofron fundajva me 3 ditë në vend të një ose dy ditëve.

Ky eksperiment zgjati 1 muaj dhe sipas kompanisë produktiviteti i punonjësve gjatë kësaj kohe u rrit me plot 40%.

8 – Spanja

Edhe Spanja ka ndjekur hapat e Japonisë duke implementuar një javë pune me 4 ditë dhe 32 orë për një numër të kufizuar kompanishë.

Vlen të thuhet se Spanja është ende në fazën e testimit të këtij modeli tek 6000 punonjës në 200 kompani të vogla dhe mestare.

9 – Zelanda e Re

Rreth 100 punonjës në kompaninë vendase Unilever kanë nisur të punojnë 4 ditë në javë pa asnjë ndryshim në pagën e tyre.

Sipas kësaj kompanie, nëse rezultatet janë pozitive ata do ta zgjerojnë këtë model pune edhe në shtete të tjera ku ata operojnë.

10 – SHBA dhe Kanada

Sipas një studimi të Qualtrics, plot 92% të amerikanëveë janë në favor të javës me 4 ditë – edhe nëse kjo do të përfshinte opsionin e orëve më të gjata të punës.

Punonjësit e intervistuar raportuan nivele të përmirëuara të shënetit mendor dhe produktivitetit.

Në Kanada, studimi i agjencisë globale Indeed, zbuloi se 41% e punëdhënësve kandadezë po konsiderojnë implementimin e orareve hibride dhe stileve të reja të punës pas pandemisë së COVID-19.

Gjithashtu, 63% e organizatave mesatare me 100-500 të punësuar, deklaruan se janë gati të implementojnë javë më të shkurtra pune.

Mbetet për t’u parë nëse këta dy gjigandë do t’i bashkohen shteteve që po eksperimentojnë me javën 4-ditore, duke i hapur rrugën mundësisë që punonjës nga e gjithë bota të punojnë më pak orë në javë dhe të kenë më shumë pavarësi në raport me jetët e tyre personale.

LEXO EDHE:

Back to top button