Iga Sviatek, kampione e re e “US Open”

Tenistja polake Iga Sviatek është fituese e turneut Grand Slam “US Open” për femra. Numri 1 në botë për femra mundi 2-0 (6-2, 7-6) në finale tunisianen Ons Zhaber dhe tenisten polake, ky është Grand Slami i tretë në karrierë dhe i pari në US Open.

Sviatek konfirmohet si numri 1, duke u bërë tenistja e parë që prej vitit 2016 (asokohe Anzhelik Kerber) që fiton dy grand slam brenda vitit. Këtë vit, tenistja polake fitoi edhe “Roland Garros”-in, duke treguar se do të dominojë gjatë në këtë sport.

Finalja zgjati gati dy orë, ku seti i parë ishte një formalitet për polaken, ndërsa në të dytin gjithçka vendoset në “tie break”, ku Sviatek është më e kujdesshme dhe fiton.

LEXO EDHE:

Back to top button