Igli Tare sulmohet nga një pitbull

Përvojë e hidhur për Iglin Taren, drejtorin sportiv të Lazios, ndërsa po shëtiste me dy qentë e tij në një qendër rezidenciale, ku ekzekutivi i bardhekaltërve ka jetuar për ca kohë me familjen e tij. Ai u sulmua nga një qen pitbull, që ishte larguar nga i zoti, e për fat ta keq, një prej qenve të tij ngordhi, ndërsa tjetri mori disa plagë. Lajmi u konfirmua nga rezidenca “Olgiata” nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

- Advertisment -

“Na vjen shumë keq që duhet të sjellim në dijeninë tuaj një episod serioz, që ndodhi dje. Një qen pitbull, pasi dyshohet se ishte ngjitur mbi gardhin e një vile, sulmoi një anëtar të rezidencës sonë, i cili po ecte me dy qentë e tij, të mbajtur rregullisht me zinxhir, për fat të keq duke vrarë njërin dhe plagosur qenin tjetër. Stafi mbikëqyrës ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arriti ta kufizonte dëmin.

Anëtari i rezidencës raporton se do të propozojë veprime civile dhe penale për incidentin. Edhe konsorciumi ynë do të marrë masa, nga ana tjetër, për të mbrojtur të gjithë komunitetin e shqetësuar seriozisht nga ky episod, duke ngritur gjithashtu një padi civile”.

LEXO EDHE:

Back to top button