Ligj për pronën e funksionarëve, Mickoski: Të kontrollohen politikanët

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski thotë se pushteti nuk ndërmerr asgjë për të përmirësuar situatën me korrupsionin. Sipas tij, të gjitha paralajmërimet në këtë drejtim kanë mbetur të parealizuara. Mickoski premtoi se pikërisht partia e tij, do të propozojë ligj për prejardhjen e pronës së funksionarëve, gjë të cilën e kishte paralajmëruar pushteti.

“Ku është ligji për prejardhjen e pronës së funksionarëve, ai ligj që u paralajmërua aq shumë? As nuk dinë si dhe as nuk munden. Prandaj VMRO-DPMNE-ja në njërën nga seancat e ardhshme parlamentare do të propozojë një ligj të till ku do të diskutojmë për prejardhjen e pronës së të gjithë atyre që janë marrë ose merren me politikë. Ta shohim kush është pasuruar në mënyra të ndryshme dhe kush ka qenë i ndershëm. Ja, le të fillojnë nga unë dhe familja ime me kontrollin. Nëse gjejnë ndonjë gjë, jam i gatshëm të përballem me pasojat. I dyti të jetë Zoran Zaevi dhe pastaj të gjithë të tjerët”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button