Mickoski: Regjistrimi i popullsisë, rrezik për shëndetin




Regjistrimi do të ishte i sigurt në aspektin shëndetësor vetëm nëse regjistruesit do të imunizoheshin nëpërmjet vaksinimit, deklaroi i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Megjithatë, sipas tij, meqë vaksina nuk do të ketë, regjistrimi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Opozita maqedonase kërkon shtyrje të këtij procesi për një vit. Në të kundërt, e konsideron si operacion politik.




https://www.youtube.com/watch?v=30zalQCMMQE&feature=youtu.be
Këtyre personave nuk u intereson jeta e qytetarëve por kanë interesa të tjera personale. Apelojmë të jenë të logjikshëm dhe të mos e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Le ta shtynë regjistrimin siç bënë fqinjët tonë, Bullgaria, Romania, Serbia dhe vende më të largëta. Ose të bëjnë regjistrim elektronik, gjë e cila do të jetë më e thjeshtë për qytetarët”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.








