Ikardi largohet nga PSZH në muajin janar?!

Mediat në Itali raportojnë se Mauro Ikardi mund të ikthehet sërisht në Seria A, edhe atë në muajin janar. Trajneri i PSZH-së, Tomas Tushel nuk po i jep një mundësi Ikardit këtë sezon, kështu që sulmuesi argjentinas është i gatshëm të ndryshojë mjedisin.

Në mesin e skuadrave të ineteresuara është Milani, që e sheh Ikardin si zëvëndësim ideal në rast të largimit të Zlatan Ibrahimovi­çit. Mediat italiane pretendojnë se drejtori sportiv i Milanit, Maldini, ka kontaktuar me drejtorin sportiv të PSZH-së, Leonardon dhe mundësinë e nisjes së negociatave për transferimin e sulmuesit në merkaton e janarit.

Ajo që është penegesë e madhë, është fakti që huazimi i Ikardit kushton 10 mln euro, ndërsa blerja përfundimtare është rreth 40 mln euro, një ose dy vite pas huazimit.

LEXO EDHE:

Back to top button