Zjarri në Strumicë, zjarrfikësit luftuan me flakët për mbi 5 orë

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri që shpërtheu në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Në shuarjen e flakëve mbi pesë orë u përfshinë 61 zjarrfikës dhe 18 makina kundër zjarrit. Përveç zjarrfikësve nga Strumica, ndihmuan edhe zjarrfikësit nga Radovishi, Kavadari, Shtipi dhe Vallandova. Siç njoftojnë nga njësia zjarrfikëse Strumicë, shpërthimi i zjarrit u raportua nga shërbimi i rojës në këtë qendër tregtare. Fillimisht, zjarri ka shpërthyer në pjesën ku dërgohet malli për tu përhapur me një shpejtësi të madhe në pjesët tjera të qendrës tregtare.

Kishim vështirësi, vështirësi për shkak të aparateve të vjetruara. Ato harxhohen shpejt, nuk i kemi në numër të mjaftueshëm, duhet t’i mbushim shpesh. Kjo shkaktoi vështirësi në shuarjen e zjarrit brenda – deklaroi Aleksandar Gudev, Njësia e zjarrfikësve Strumicë.

Kreu i komunës së Strumicës, Kosta Janevski tha se çdo dëm material do të kompensohet.

Më e rëndësishme për mua është që nuk kemi humbje jetësh, kjo është e mirë. Çdo dëm material do të mundohemi ta kompensojmë, këtë po e premtoj bashkë me ndihmën e kryeministrit Zaev. Ngjarje të këtilla askush nuk mund ti planifikojë. Do të presim të bëhen vlerësimet e dëmeve dhe shkaqet e zjarrit dhe më pas do të fillojmë me organizimin dhe bashkëpunimi – tha Kosta Janevski, kryetar i Strumicës.

Për shkak të gjoja parregullsive ngjatë ndërtimit të qendrës tregtare “Global”, gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, kryeministri aktual Zoran Zaev, në atë kohë kryetar i Strumicës përfundoi në paraburgim.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button