Ikardi realizon dëshirën e vogëlushit që qëndroi 87 orë nën rrënoja

Plotë 87 orë nën rrënoja e kthyen jetën e tij përmbys, pasi historia e Kadirit të vogël nuk kaloi pa u vënë re nga idhulli i tij, Mauro Ikardi.

Kadiri është një tifoz i i Gallatasaraj-it, djali turk i rrëfeu mjekut që po e kontrollonte pas rikuperimit se donte një fanellë me autograf të sulmuesit argjentinas.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i Icardi-t dhe ai ka premtuar fanellën për Kadirin e vogël.

“Kadir i vogël, shpresoj të të shoh së shpejti që të të jap fanellën time dhe të të përqafoj fort.”- shkruan sulmuesi në “Instagram”. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button