Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligwn e Konferencws. Ekipi i Ilir Dajës shënoi fitore 3-0 ndaj Larne, që vjen nga Irlanda e Veriut.
Pas ndeshjes Ilir Daja u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij edhe pse nuk kishin shumë kohë për ta përgatitur këta takim pas Bullgarisë.
“Larne është një ekip që ka karrakteristika të veçanta. Kemi poseduar mirë topin, kemi pasur ritmin e mirë deri në fundin e takimit, mos të harrojmë se ne sa jemi kthyer nga Bullgaria dhe kemi pasur veç katër ditë kohë m’u përgatit. Orari ishte i ngjeshur, do ta përsëris se kemi marrë lojtar të mirë. Ndeshje të mirë luajti Kryeziu”, tha fillimisht Daja për SuperSport.
“Kemi luftuar të gjithë si grup dhe kemi bërë një hap të mirë në këtë ndeshje. Futbolli nuk është 90 minuta, por 180 minuta në kualifikime. Ne duhet të kapim akoma më shumë ritmin tonë më të mirë e të shohim më pas”, vazhdoi Daja.
“Gjithmonë ka më mirë, por rezultati 3-0 është i mirë. Janë ekip që pësojnë pak. U mbrojtën me 11 lojtarë, por na kënaq fakti që shënuam tre gola”, tha nw fund trajneri shqiptar.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Irlandë javën tjetër dhe ekipi i Ballkanit shkon si mysafir me tre gola në epërsi./Lajmi.net/








