Ballkani i pandalshëm në “Fadil Vokrri”, një hap larg kualifikimit në raundin tjetër

Ballkani e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj ekipit nga Irlanda e Veriut, Larne-s. Skuadra nga Suhareka diktoi ritmin gjatë gjithë takimin, duke dhuruar spektakël për tifozët në “Fadil Vokrri”.

Në minutën e 26’ Rrahmani zhbllokoi sfidën, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh që u fitua pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Gripshit.

Në minutën e 33’, pas një aksioni model nga ekipi i Ilir Dajës, Kryeziu realizoi në super gol dhe bëri që pjesë e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Ballkani nuk u ndal me aq, por vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në fraksionin e dytë, me Gripshin që gjeti rrjetën në minutën e 54’, por ai gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë në minutën e 67’ të lojës Rrahmani u tregua shumë altruist dhe i dhuroi një asist, Gripshit me këtë të fundit që realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

Në fund gjithçka përfundon me rezultatin 3-0, me skuadrën e Ilir Dajës që i mjafton të ruajë avantazhin në ndeshjen e kthimit ndaj Larnes në Irlandë e Veriut, që do të zhvillohet javën e ardhshme dhe e cila do të vendos ekipin që kalon në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Nëse Ballkani ia del të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Konferencës, kundërshtar do të ketë ekipin nga Gjibraltari, “Linkoln Red Imps”.

LEXO EDHE:

Back to top button