Ilir Daja: Kjo fitore shkon për gjithë Kosovën

Trajneri i Ballakanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor, pasi që Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj skuadrës turke me 4-3, në kuadër të garave në grupe në Ligën e Konferencës.

“Dje në konferencë thashë mirëmbrëma Sivasspor, sot them mirëmbrëma Kosovë, pasi kjo fitore i shkon gjithë Kosovës. Këta djem kanë personalitet, kanë karakter, pasi luajtëm me shumë mungesa. Janë mungesa që ne i përballuam, edhe lojtarët që u futën bën mirë. U treguam pak cinik, pasi mund të kishim mbyllur më mirë ndeshjen. Por, ekipi ka fituar eksperience pasi kanë besim te vetja dhe i respektojnë rivalet”.

 

Tutje, ai tha se shpreson që në ndeshjen e radhës të kenë mbështetjen e gjithë Kosovës.

 

“Shpresoj të kemi ‘Xhebrailat’ dhe gjithë Kosovën në ndeshjen e kthimit, pasi nuk përfaqësojmë vetëm ekipin, por gjithë Kosovën”.

 

Ballkani pas asaj fitore kanë katër pikë në vendin e dytë, me një fitore një humbje dhe një barazim në tri ndeshje të Ligës së Konferecës.

Lojtari i Ballkanit, Meriton Korenica, la gjurmë në fitoren e Balkanit ndaj Sivasporit, duke shënuar një gol. Pas ndeshjes ai tha se është një fitore historike.

“Është një kënaqësi e veçantë, pasi është një fitore historike. E dhamë maksimumin dhe shpresoj që ndeshjet të tjera të fitojmë”, u shpreh ai.

Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve, në vendin e dytë në Grupin G me 4 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button