Iluzioni optik: Vetëm 5 për qind e njerëzve mund ta gjejnë leopardin në foto

Ndoshta iluzionet më të mira optike gjenden pikërisht te kafshët që me mjeshtëri dinë të kamuflohen në natyrë. Ky iluzion optik ku duhet të gjeni leopardin është bërë një hit i vërtetë në internet.

Përdoruesit në forumin Reddit u fiksuan me këtë iluzion optik, duke u përpjekur ta gjenin sa më shpejt kafshën e egër mes shkëmbinjve të thepisur dhe borës.

Fotoja u shpërnda në forum gjashtë muaj më parë me mbishkrimin: “Gjeni leopardin dhe ndajeni kohën që ju desh për ta gjetur”.

Postimi deri më tani ka mbledhur më shumë se 32,400 pëlqime dhe 3,700 komente, me përdoruesit që shprehin zhgënjimin e tyre me sfidën.

“Ndjenja ime e perceptimit është plotësisht e humbur”; “Mendova se kjo ishte fotografuar nga larg, ndaj po kërkoja diçka të vogël”, janë disa nga komentet.

Ndërkohë, të tjerë pranuan se po kërkonin një mace të madhe të bardhë, jo një grabitqar shumëngjyrësh.

A keni arritur të gjeni leopardin?

Spot the snow leopard and the time it took u to spot.
byu/pahaare ininteresting

 

LEXO EDHE:

Back to top button