Imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz
Imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz

I keni parë ato fotografi të Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”? Bëhet fjalë për fotografi që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit. Por, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut që thuhet se ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz janë krejtësisht të rreme.

Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të gjenerojë imazhe të rreme jashtëzakonisht realiste.
Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës, ku shumica e njerëzve dukej se mendonin se ishin të vërteta.

Ndryshe, kohët e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar imazhe të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump. Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë falsifikime të krijuara nga kompjuteri.
What would be the name of the Pope Francis lifestyle brand? pic.twitter.com/PQf8ogP3PD
— Don Moynihan (@donmoyn) March 25, 2023