Imobile: Mendoja pensionimin, por Mançini më ndryshoi mendjen

Pas suksesit të madh në Europian, Italia befasisht mori një goditje të rëndë që askush nuk e priste, moskualifikimin në Botërorin e “Katar 2022”.

“Azurrët” luajtën kualifikueset e Botërorit me të njëjtin grup lojtarët që triumfuan në Europian, por Maqedonia bëri befasinë e madhe duke i eliminuar në gjysmë-finale. Tani trajneri Roberto Mançini ka për detyrë që rinisë rithemelimin dhe ringjalljen e një kombëtareje me shumë histori mbi supe, edhe pse kjo gjeneratë nuk është se të jep shumë besim.

Duke qenë se emrat janë me pikatore, por edhe sepse të rinjtë kanë nevojë për më të vjetërit për t’u ingruar avash avash me grupin, Mancini kërkon që disa veteranë që po kalojnë një formë të mirë të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit. Një prej tyre është edhe Çiro Immobile, i cili zbulon se pas eliminimit për në Botëror vendosi të tërhiqej nga kombëtarja, por një bisedë më Mancinin e bërë atë të ndryshonte mendje.

“Doja të largohesha nga blutë. Më pas, me mendje të kthjellët fola me Mançinin dhe m’u duk se ai kishte ende nevojë për mua. Ne veteranët duhemi akoma, edhe për të shoqëruar rinovimin me të rinjtë, për rilindjen e Italisë. Siç tha trajneri, rikthimi ynë për Evropianin e ardhshëm dhe Botërorin e ardhshëm fillon tani”, përfundoi sulmuesi.

LEXO EDHE:

Back to top button