Incident në Leposaviç, protestuesit tentojnë hyjnë në godinën e komunës

Incident në Leposaviç, protestuesit tentojnë hyjnë në godinën e komunës

Një tjetër incident është regjistruar ditën e premte në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë kanë tentuar të hyjnë në ambientet e komunës së Leposaviçit me dhunë.

Protestuesit i janë afruar rrethimit pranë ndërtesës së komunës, por nuk janë lejuar nga forcat hungareze të KFOR.
Situata ka qenë e nxehtë për disa momente, por më pas është qetësuar pa asnjë pasojë.

Sipas të dhënave, protestuesit serbë reaguan pasi morën vesh se në ambientet e komunës ndodhej ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe pritej të shkonte dhe nënkryetarja e institucionit Dragana Miletiç.

Një ditë më parë DASH dhe Britania e Madhe parashtruan edhe njëherë kërkesën ndaj autoriteteve të Kosovës, që 4 krerët e komunave ta ushtrojnë detyrën në godina alternative.

LEXO EDHE:

Back to top button