Incidenti në Seul – ishte eventi i parë i Halloween-it në tre vjet pas heqjes së masave kufizuese

Incidenti në Seul – ishte eventi i parë i Halloween-it në tre vjet pas heqjes së masave kufizuese

Të paktën 146 persona kanë humbur jetën pas një rrëmuje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, sipas autoriteteve lokale të zjarrfikësve.

Gjithçka ndodhi kur viktimat u shtypën nga një turmë e madhe që po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it pranë hotelit Hamilton në zonën Itaewon.

Incidenti i sotëm ndodhi në orën 22:00 (me kohë në Korenë e Jugut) derisa autoritetet po hetojnë shkakun.

Turma kishte qenë në Itaewon për festimet e Hallowenit, derisa ishte eventi i parë për këtë fest në tre vjet pasi vendi hoqi masat kufizuese të COVID-19 dhe të distancimit shoqëror.

LEXO EDHE:

Back to top button