Kurti flet për buxhetin e Kosovës, tregon si planifikon t’i shpenzojë 3.2 miliardë eurot për vitin e ardhshëm

Kurti flet për buxhetin e Kosovës, tregon si planifikon t’i shpenzojë 3.2 miliardë eurot për vitin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe zyrtarisht se buxheti i shtetit për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, derisa ka treguar se si do të klasifikohet ky buxhet nëpër sektorë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka treguar se ky klasifikim është bërë duke marrë për bazë programin qeverisës të tij, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

296 milionë euro janë ndarë për shëndetësinë, 87 milionë euro për bujqit, 15 milionë për rezerva shtetërore, e 60 milionë shtesa për nëna lehona e fëmijë, si dhe miliona të tjera për terminale doganore shtetërore, e ndërmarrje publike.

“Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë”, tha Kryeministri. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Buxheti i vitit 2023 do të jetë 3.2 miliardë euro

Në mbledhjen e 103-të të Qeverisë miratuam projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Bazuar në prioritet e Programit tonë Qeverisës, për vitin 2023:

Shëndetësi
296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal:
60 milionë euro janë për barna esenciale
Rritje të buxhetit për infrastrukturën shëndetësore

400 pozita shtesë për stafin mjekësor (300 në nivelin lokal e 100 në atë qendror)

Zhvillimi i hershëm i fëmijëve

Kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve, për 11 sosh. Kemi rritur kapacitetet njerëzore me 243 pozita të reja. Kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Bujqësi
Mbështetja për bujqit tanë, për herë të parë arrinë vlerën 87 milionë euro. Me mbështetjen nga fondet e jashtme, presim ta tejkalojmë vlerën 100 milionë euro.

Siguri dhe mbrojtje
Kemi shtuar mbështetjen për sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke rritur buxhetin për blerje të armatimit modern për ushtrinë tonë e duke shtuar 300 pozita të reja për Policinë.

Kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, për rezervat shtetërore.

Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet.

6 milionë euro për terminalet doganore shtetërore.

40 milionë euro për investime për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

60 milionë euro për shtesat për lehona e për fëmijë. Në vitin 2023 përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare.

Duke punuar maksimalisht dhe me nder, përmes ekzekutimit të këtij buxheti, do të angazhohemi për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Republikës sonë.

LEXO EDHE:

Back to top button