Incidenti në Trabzon, Federata Turke e Futbollit paralajmëron dënime të ashpra për “aktorët”

Pas incidentit të madh që ndodhi në futbollin turk, pas përfundimit të  takimit Trabzonspor – Fenerbahçe, ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Turqisë (FFT).

Fenerbahçe fitoi 2-3 në udhëtim, derisa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë. Tifozët vendas vërshuan fushën duke sulmuar futbollistët mysafirë të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata shpërndanë grushte e shqelma. Shumë futbollistë ka të lënduar, derisa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh. Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.

“Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme. Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, ka shkruar faqja zyrtare e FFT.

LEXO EDHE:

Back to top button