Incidenti/ Pamjet paraqesin pak policë në vendngjarje, Spasovski: Reagimi në kohë
Incidenti/ Pamjet paraqesin pak policë në vendngjarje, Spasovski: Reagimi në kohë
Gazetar: Adrian Kerimi
Ministria e Brendshme pretendon se incidenti i një dite më parë te sheshi Skënderbeu u parandalua falë forcave të rendit.
Edhe pse incizimet nga mediat që ishin prezent në momentet e incidentit dëshmojnë se të paktën 7 minuta, turmën e protestuesve dhe grupit që u përlesh me ta tentoi t’i neutralizojë një numër i vogël i policëve.
Njësiti për intervenim ndërhyri disa minuta pasi personi me armë zjarri në dorë kishte qëlluar disa herë në ajër, me qëllim largimin e protestuesve nga sheshi.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski akuzoi gazetarët se po arsyetojnë shfaqjen e armës, duke shtuar se në vendin ku ndodhi incidenti kishte mjaftueshëm forca sa për të parandaluar një incident.
“Askujt nuk i lejohet që të nxjerr armën dhe të rrezikon sigurinë. Asnjë qytetari nuk i lejohet dhe ju lutem mos e arsyetoni shfaqjen e armës në publik. Nëse nuk ishin policët në vendin e ngjarjes do të vinte deri në pasoja më të mëdha. Apeloj te qytetarët, partitë politike dhe gjithë ata që marrin pjesë në protestë të jenë të qetë. Vandalizmi dhe dhuna nuk jep rezultat në asnjë rast”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Spasovski tha se policia po punon në identifikimi e personave të tjerë të përfshirë të cilët gjatë incidentit shfaqën armë zjarri.
“Janë arrestuar 15 persona, 3 prej të cilëve janë minoren. Ndaj të gjithë tyre janë parashtruar kallëzime penale për sulm ndaj personit zyrtar. Për 12 ka edhe masa ligjore. Vetëm njëri person për përdorim arme është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë duke u identifikuar”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Policia njoftoi se personi i arrestuar quhet Jusuf Enuzi i njohur me nofkën Cufi Koka.
Në protestën e një nate më parë nuk u regjistruan incidente para Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit mes protestuesve dhe policisë.
Disa minuta para përfundimit të protestës, organizatorët kapën disa persona me maska, të cilët sipas tyre ishin strukturë e infiltruar për të nxitur ndërhyrjen policore. / Alsat.mk








