Indi, zbulohen 6 raste me variantin e ri të koronavirusit

Në Indi janë zbuluar gjashtë persona të kthyer nga Britania javët e fundit të cilët janë bartës të variantit të ri të Covid 19.

Të gjashtë pacientët janë mbajtur në izolim, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë të martën, duke shtuar se bashkëudhëtarët e tyre po gjurmoheshin.

“Kontaktet e tyre të ngushta janë vënë gjithashtu në karantinë,” tha ministria.

India ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Britania deri në fund të muajit, por rreth 33,000 pasagjerë kishin ardhur nga fundi i nëntorit, para se të vendosej ndalimi, tha ministria.

India të martën raportoi 16,432 raste të reja të virusit, duke marrë gjithsej deri në 10,22 milion infeksione të konfirmuara dhe 148,153 vdekje

Vendi ka ngarkesën e dytë më të lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button