IKSHP bën testime për koronavirus në qendër të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se do të bëj testime të qytetarëve për koronavirusin e ri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë më datë 29 dhe 30 dhjetor, prej orës 9:30 deri në 13:00.

- Advertisment -

“Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 8 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801. Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9.515./REL

LEXO EDHE:

Back to top button