Indiana mund sërish Klivlendin, befason Golden Stejti ndaj Minesotës

Skuadra e Indiana Pejsersit befasoi Klivlendin edhe në gjysmëfinalen e dytë “play off” në Konferencën e Lindjes, duke fituar 120-119 në sekondat e fundit dhe udhëheq 2-0 serinë. Edhe pse Kavaliers i luajtën në fushën e tyre këto dy ndeshje i humbën të dyja.
Një ndeshje dramatike, me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të gjithë titullarët e Indiana realizuan mbi 12 pikë. Nesmith dhe Tarner me 23 pikë secili ishin më të mirët, ndërsa 48 pikët e Donovan Mitçellit për Klivlendin mbetën për statistikë.
Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden Stejtit fitoi 99-88 në fushën e Minesota-s dhe udhëheq 1-0 serinë. Lodhja e 7 ndeshjeve çerekfinale nuk u ndje te skuadra e Uarriors, ku u dallua Hield me 24 pikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Klivlend – Indiana, 119-120 (0-2)
Boston – Nju Jork, (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, (0-1)
Minesota – Golden Stejt, 88-99 (0-1)