Indonezi, dhjetëra pacientë me koronavirus humbin jetën për shkak të mungesës së oksigjenit

Të paktën 33 pacientë me COVID-19 që trajtoheshin në një spital shtetëror në ishullin Java të Indonezisë, kanë humbur jetën për shkak të përfundimit të rezervave të oksigjenit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Spitalit Dr. Sardjito në qytetin Yogyakarta, Banu Hermawan tha 33 pacientë që kaluan infeksionin e rëndë të COVID-19 humbën jetën si pasojë e mbarimit të oksigjenit të lëngshëm të shkaktuar nga vonesat e furnizuesve.

Ai bëri të ditur se mungesa e oksigjenit në spitalin më të madh të qytetit buron nga rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 situata e të cilëve përkeqësohet.

LEXO EDHE:

Back to top button