Mblidhen mijëra euro për vajzën që qau pas humbjes së Gjermanisë

Vajza e mitur që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, dhe që u bë e famshme në rrjete sociale pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0, mund të fitojë para nga ky “episod i pakëndshëm”.

Fotografitë e saj qarkulluan në rrjete sociale, duke u pasuar me meme që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël”.

Për këtë arsye, një burrë me emrin Joel Hughes, ngriti një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë ‘të tmerrshëm’ në Mbretërinë e Bashkuar”.

Faqja u krijua fillimisht për të mbledhur 500 paund në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj’një dhuratë të këndshme, megjithatë, deri tani janë mbledhur plot £ 32,667.

Joel deklaroi se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.

LEXO EDHE:

Back to top button