Inflacion rekord në Turqi, çmime të papërballueshme

Inflacion rekord në Turqi, çmime të papërballueshme

Norma vjetore e inflacionit në Turqi arriti në qershor në thuajse 80%, duke vendosur një rekord të ri në 24 vitet e fundit. Në vend që të shkojnë në supermarkete, banorët në Antalia i janë rikthyer tregjeve të rrugës, pasi janë për ta sot, i vetmi burim jetësor, për të siguruar ushqimeve bazë, më lirë.

Për mijëra familje turke, çmimet e produkteve kryesore të shportës thjesht po bëhen të papërballueshme, me inflacionin vjetor që ka arritur rekordin në më shumë se 2 dekada. “Më përpara, produktet kryesore të kuzhinës, kushtonin pak por në krahasim me verën e shkuar, sot çmimet janë 3 herë më të larta, disa produkte më shumë se 3-fish dhe kjo ndodh kudo. Janë rritur çmimet e veshjeve, ushqimeve dhe nevojave personale, gjithçka”, thotë Hakan, një shitës ambulant.

Klientët ankohen për çmimet, që sipas tyre, po ndryshojnë e po rriten çdo javë. Edhe analistët thonë, se me rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve, norma vjetore e inflacionit. Brenda këtij viti, mund të tejkalojë 120%, me shitësit rrjedhimisht të detyruar të shesin gjithçka, me çmime më të larta se më parë.

Sipas një sondazhi më të fundit të kryer në Antalia, rezultoi se 70% e qytetarëve mendojnë se sot, blerja e mishit apo frutave si dikur, është shndërruar në luks.

LEXO EDHE:

Back to top button