Inflacioni në mars: Bien çmimet e energjisë, ushqimet mbeten të shtrenjta

Inflacioni në mars: Bien çmimet e energjisë, ushqimet mbeten të shtrenjta

Inflacioni në Evropë ra sërish në muajin mars, por konsumatorët vazhdojnë të ndjejnë dhimbjen. Sipas Eurostat, inflacioni vjetor pritet të jetë 6.9% në marsin e këtij viti, duke shënuar një rënie të ndjeshme nga 8.5% që ishte në shkurt.

Rënia vjen falë energjisë, çmimet e të cilës ranë me 0.9 për qind, një ndryshim tendence pas rritjes me dy shifra të regjistruar gjatë vitit të kaluar.

Por sa i takon faktorëve të tjerë të inflacionit, si ushqimi, ai vijon të rritet. Çmimet e ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rritën me 15.4%, paksa më shpejt se në muajt e mëparshëm, duke treguar se konsumatorët evropianë janë ende në vështirësi.

Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni mirëpriti lajmin përmes një postimi:

“Rënia e inflacionit në Eurozonë është lajm i mirë, por inflacioni bazë mbetet i lartë, i udhëhequr nga ushqimi dhe shërbimet”, tha ai.

I ashtuquajturi “inflacioni bazë”, i cili përjashton çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, u rrit lehtë në 5.7%. Një kujtesë e fortë se sa i rrënjosur është bërë fenomeni i rritjes së çmimeve.

Sa u takon vendeve, Letonia, Estonia dhe Lituania kanë ende kuota dyshifrore. Ndërsa Luksemburgu aktualisht ka inflacionin më të ulët në Eurozonë. Edhe Spanja, Italia e Gjermania përjetuan rënie të ndjeshme.

LEXO EDHE:

Back to top button