Inflacioni në muajin maj është rritur për 4.5 për qind
Inflacioni në muajin maj është rritur për 4.5 për qind

Inflacioni në maj është rritur me 4.5% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ndërsa çmimet me pakicë në të njëjtën periudhë janë rritur me 5.8%. Krahasuar me muajin prill, inflacioni në muajin maj është më i lartë për 0,9% dhe çmimet me pakicë janë rritur me 1,3%, bëri të ditur Enti i Statistikave.
Krahasuar me majin e këtij viti dhe majin e vitit të kaluar, rritja më e lartë e çmimeve është shënuar te shërbimet dhe produktet bujqësore. Nga ana tjetër, produktet ushqimore u rritën me 5,3% dhe ato industriale me 4,7%. Sipas Entit të Statistikave rritja e inflacionit në maj krahasuar me muajin prill është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në sektorët restorante, hotele, kulturë, rekreacion. /Adnan Qaili