Instagram ka prezantuar një veçori të re – përdoruesit tani do të mund të vlerësojnë negativisht komentet në postime

Instagram ka prezantuar një veçori të re - përdoruesit tani do të mund të vlerësojnë negativisht komentet në postime

Numri i vlerësimeve negative nuk do të jetë i dukshëm për publikun dhe qëllimi është “të lejojë përdoruesit të flamojnë në mënyrë diskrete komentet e papërshtatshme”, siç theksoi CEO i Instagram, Adam Mosseri.

Kompania Meta, e cila zotëron Instagramin, thekson se kjo veçori duhet të rrisë cilësinë e diskutimit në platformë, si dhe të zhvillojë mjete për filtrim më të lehtë të përmbajtjes.

Disa aplikacione dhe platforma tashmë kanë zgjidhje të tilla – një prej tyre është YouTube, i cili ka një buton “mospëlqimi”, por numri i mospëlqimeve nuk shfaqet publikisht.

Disa përdorues kanë kritikuar ndryshimet që aplikacioni po prezanton, duke thënë se ato mund të abuzohen për “dhunë dixhitale”, por Instagram thotë se kjo do të shërbejë për të moderuar përmbajtjen pasi do të përdoret për të rregulluar algoritmin.

Aktualisht, një grup i vogël përdoruesish po testojnë funksionin për të vlerësuar komentet negative dhe Instagram nuk ka thënë se kur mund të bëhet i disponueshëm globalisht.

LEXO EDHE:

Back to top button