Instituti për Luftën: Rusët kanë filluar “ofensivën e madhe”

Instituti për Luftën: Rusët kanë filluar “ofensivën e madhe”

Instituti amerikan i Luftës (ISW) ka publikuar raportin e fundit të pushtimit rus në Ukrainë.

Instituti bëri të ditur se rusët kanë nisur një ofensivë të madhe në rajonin e Luhanskut.

“Forcat ruse kanë rimarrë iniciativën në Ukrainë dhe kanë nisur ofensivën e tyre madhore në rajonin e Luhanskut. Ritmi i operacioneve ruse përgjatë linjës Svatov-Kremin në rajonin perëndimor të Luhanskut është rritur ndjeshëm gjatë javës së kaluar, me burime ruse që raportojnë gjerësisht se trupat konvencionale ruse po sulmojnë linjat e mbrojtjes ukrainase dhe po bëjnë përparime të lehta përgjatë kufirit të rajonit Kharkiv-Luhansk, veçanërisht në veriperëndim të Svatov pranë Kupyansk dhe në perëndim të Kreminës”, shkruan në raportin e fundit të Institutit.

Për më tepër, sipas ISW, duket se komanda ushtarake ruse ka angazhuar plotësisht elementë të disa divizioneve konvencionale në operacione sulmuese vendimtare përgjatë vijës Svatov-Kremin.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një ofensivë e madhe ruse është joreale, por që nuk kanë fuqi të mjaftueshme luftarake. Parashikime të ngjashme u publikuan së fundmi nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button