Kovaçevski: Duam që Alternativa të mbetet në Qeveri

Kovaçevski: Duam që Alternativa të mbetet në Qeveri

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski kërkon që partia Alternativa të mbetet në Qeveri.

“Duam që Alternativa të mbetet pjesë e mazhorancës, duke qenë se po diskutohet hyrja e një partneri të ri në koalicion.

Dera e Alternativës mbetet e hapur sepse janë pjesë e Qeverisë. Ne jemi një shoqëri demokratike dhe asnjë politikan apo parti nuk mund t’i sugjerojë një partie se çfarë vendimi të marrë. Respekti im për palët pjesëmarrëse në anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë. Në mbrëmje kemi seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, ku grupi punues do të dorëzojë raport për negociatat me Aleancën, tha kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për rritjen e mundshme të shumicës qeverisëse.

Nuk mund të komentoj vendimin e Alternativës. Për këtë mund të përgjigjet vetëm lideri apo anëtarët e tjerë të partisë”, shtoi Kovaçevski në pyetjen e gazetarit nëse partia e Afrim Gashit do të largohet nga Qeveria.

Sonte vonë do të ketë më shumë informacione nëse Aleanca e Shqiptarëve do të hyjë në Qeveri dhe cilat ministri dhe poste do të marrë.

LEXO EDHE:

Back to top button