Instrumenti spitalor me madhësinë e një pjate harrohet “aksidentalisht” në trupin e një gruaje në lindje
Instrumenti spitalor me madhësinë e një pjate harrohet "aksidentalisht" në trupin e një gruaje në lindje

Një grua nga Zelanda e Re vuajti dhimbje stomaku për 18 muaj pas një seksioni cezarian, derisa një skanim zbuloi një instrument operativ të mbetur “gabimisht” në trupin e saj. Objekti, i quajtur tërheqës Alexis, është sa përmasat e një pjate darke.
“Alexis” mbeti në stomakun e gruas pasi ajo lindi në spitalin e qytetit Oakland në vitin 2020. Komisioneri i Shëndetit dhe Aftësisë së Kufizuar i Zelandës së Re Morag McDowell zbuloi se spitali kishte shkelur Rregulloren e të Drejtave të Pacientëve.
Dr. Mike Shepherd, drejtor i operacioneve në objektin e Oakland, kërkoi falje për gabimin dhe siguroi se rekomandimet e autoriteteve tashmë po zbatohen.