Inteligjenca amerikane: Grupi rus Wagner prezent në Serbi, Ukrainë e Mali

Inteligjenca amerikane: Grupi rus Wagner prezent në Serbi, Ukrainë e Mali

Dokumente konfidenciale tregojnë se grupi ushtarak privat po zgjërohet në Evropë dhe Afrikë. Zyrtarët e lartë amerikanë po ndjekin gjithnjë e më shumë lëvizjet dhe përpjekjet e një grupi ushtarak privat rus, që po vepron jashtë Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të përdorë organizatën për të nisur operacionet e ndikimit të saj në Afrikë dhe Evropë.

Muajin e kaluar, administrata Biden, duke ulur nivelin e deklarimit në lidhje me këtë cështje të klasifikuar, tha se Rusia po mbështetet në grupin Wagner  në Ukrainë për të rekrutuar të burgosur dhe për të nisur ofensivën në qytetin e Bakhmut (Ukrainë).

Por zyrtarët amerikanë po mbledhin gjithashtu informacione nga inteligjenca në lidhje me aktivitetet e grupit në vende të tilla si Republika e Afrikës Qendrore, Mali dhe Serbia.

Duke u bazuar në kabllogramet e siguruara nga ‘Politico’, Rusia po përdorë Wagner in për të luftuar ndjenjat anti-Putin dhe për të mbrojtur interesat e Qeverisë.

Grupi Wagner , në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, vepron në dhjetëra vende dhe punon me Qeveritë në projekte ushtarake dhe politike. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur prej kohësh aktivitetet e grupit në të gjithë botën, veçanërisht në vende të tilla si Siria, ku janë vendosur trupat amerikane.

Por deklaratat e fundit nga zyrtarët amerikanë nënvizojnë shkallën në të cilën administrata është e shqetësuar për mbështetjen e Rusisë dhe aftësinë e Wagner  për të formësuar ngjarjet në vendet ku SHBA dhe aleatët e saj kanë marrëdhënie biznesi dhe diplomatike.

Kabllogramet tregojnë se si zyrtarët amerikanë po ndjekin lëvizjet dhe aktivitetet e Wagner-it në terren në Republikën e Afrikës Qëndrore dhe Serbi, dhe shkallën në të cilën grupi paraqet kërcënim për forcat dhe zyrtarët vendas.

LEXO EDHE:

Back to top button