Inter mbetet i foksuar te mbrojtësi zviceran i Borussia Dortmund

Inter mbetet i foksuar te mbrojtësi zviceran i Borussia Dortmund

Trajneri Simone Inzaghi ia ka bërë të qartë klubit se Interi duhet të bëjë edhe një goditje të fundit në merkato për zëvendësin e De Vrij po problemi më i madh për zikaltërit në këto momente është mungesa e parave.

Drejtori sportiv, Beppe Marotta shpreson që zvicerani i Borussia Dortmund, Manuel Akanji, kontrata e të cilit skadon në vitin tjetër të jetë pjesëza që do të plotësojë skuadrën e Inzaghit edhe pse për ta shkëputur nga gjermanët nevojiten 20 milionë euro.

Dëshira e lojtarit për të ndryshuar ambjent mund ta shtyjë Borussian të ulet në tavolinë edhe për një shumë më të vogël pasi 20 milionë janë shumë për xhepat e Interit në këto momente.

Një mundësi është edhe huazimi me detyrim blerje nga ana e Interit në fund të sezonit të ardhshëm por përsëri problem mbetet vlera e kartonit. Alternativa e zviceranit është mbrojtësi i Lazios, Francesco Acerbi që e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe trajnerin Inzaghi.

Lotito e vlerëson me 4 milionë, shumë për një 34-vjeçar por presidenti i Lazios mund të bëjë një ulje për të shkarkuar edhe një pagë që mbetet barrë për arkën e klubit kryeqytetas.

LEXO EDHE:

Back to top button