Interi do të shesë dy sulmuesit që kanë pagë të lartë

Në listën e transferimeve do të futen sulmuesit Edin Xheko dhe Aleksis Sançez. Me ardhjen e afërt të Romelu Lukaku në huazim, drejtuesit e Interit shpresojnë të shkarkojnë listën e pagave duke u ndarë me lojtarët sulmues me pagesë të lartë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Edin Xheko dhe 33-vjeçarin Aleksis Sançez, të cilëve kontratat skadojnë pas një viti. Sipas “Goal”, Interi synon t’i shesë të dy këtë verë.

Xheko, sezonin e kaluar shënoi 17 gola në 49 ndeshje dhe gjithashtu u bë autor i dhjetë asisteve. Aleksis Sançez ka nëntë gola dhe 5 asiste në 39 ndeshje. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button