Interi e Juventusi shuajnë shanset për ekipin e 5-të nga Seria A në Ligën e Kampionëve

Eliminimi i Juventusit dhe Interit në play-off të Ligës së Kampioneve, ka shkatërruar shanset e Italisë për të siguruar një skuadër të pestë në këtë turne në edicionin e ardhshëm. Renditja sezonale e UEFA-s për kampionatet bën që dy vendet e para të sigurojnë nga një ekip tjetër në turne, me Anglinë që duket se e ka të “blinduar” pasi ka ende të 9 ekipet në garë në tre turnetë.

Eliminimi i Interit dhe i Juventusit, ia ka bërë shumë më të thjeshtë vendeve që italianët kanë më sipër, Gjermanisë e Spanjës.

Aktualisht është Gjermania që mban vendin e dytë, me Spanjën të tretin dhe më Italinë të katërtin. Por italianët kanë pak shanse pasi në turneun që jep më shumë pikë, Ligën e Kampioneve, i ka mbetur vetëm Atalanta, ndaj duhet të shpresojnë që të shkëlqejnë skuadrat që marrin pjesë në turnetë e tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button