Reagon Edon Zhegrova: Kjo dhemb… kjo humbje është pjesë e udhëtimit tim!

Edon Zhegrova ka reaguar me një mesazh emocional në Instagram pas humbjes dramatike të Juventusit ndaj Gallatasaraj në Ligën e Kampionëve, ku “Zonja e Vjetër” u eliminua pas një ballafaqimi të jashtëzakonshëm në Torino.

Juventusi fitoi në ndeshjen e kthimit 3‑2 falë golave të Manuel Lokatelli, Federiko Gati dhe Ueston MekKenie, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë pavarësisht se luajtën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Llojd Kellit. Megjithatë, golat e Viktor Osimhen dhe Baris Jillmaz në vazhdime vulosën fitoren 7‑5 të Galatasarayt në total dhe kalimin dramatik të turqve në fazën e 1/8‑ave të finales.

Në një postim që ka bërë në Instagram, Zhegrova ka shkruar shkurt.

 

“Sonte dhemb. Por kjo humbje është pjesë e udhëtimit tim! Krenar për ekipin dhe mentalitetin e treguar. Faleminderit të gjithë mbështetësve në stadium, ishit të mrekullueshëm.”

 

Reagimi i tij vjen pas një nate ku ai kontribuoi fuqishëm në rikthimin e Juventusit në ndeshje dhe pati një rast të artë për të shënuar një gol vendimtar në kohën shtesë, por e humbi një mundësi të artë.

LEXO EDHE:

Back to top button