Interi eliminon Milanin dhe shkon në finalen e Stambollit

Interi është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2022/23. Pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2, “zikaltërit” mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit Milanin, këtë herë me rezultatin 1-0.

Heroi i sfidës për Interin ishte Lautaro Martinez i cili gjeti rrugën e rrjetëe në minutën e 74-të të pjesës së dytë teksa nga një pozicion i prirët mposhti Maignan. Interi rikthehet kështu në finalen e Ligës së Kampionëve pas 13 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan kompeticionin europian, ku kundërshtar kishin Bajern Munihun.

 

 

Tashmë, të besuarit e trajnerit Simone Inzagit presin të mësojnë të mërkurën fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Man. Siti – Real Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button