Interi fitues i Kupës së Italisë

Interi fitues i Kupës së Italisë

Interi është fitues i Kupës së Italisë për këtë edicion garues pasi në finale e ka mposhtur Juventusin pas vazhdimeve me rezultat 4-2, ndeshje kjo e cila u zhvilluar në stadiumin “Olimpico”.

Katër gola u realizuan në kohën e rregull pre 90 minutave dhe rezultati ishte 2-2 duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Barella i dha epërsinë e hershme Interit që në minutën e shtatë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por e dyta filloi furishëm nga ana e Juventusit që realizoi dy gola në minutat 50’ dhe 52’ dhe realizues ishin Sandro dhe Vlahovic, por barazimin 2-2 Interit ia siguroi Hakan Clahanoglu me golin e tij të realizuar nga penalltia në minutën e 78’.

Në vazhdime “Neroazzurët” ishin më të mirë në fushë dhe realizuan edhe dy gola të tjerë. Ishte kroati Ivan Perisic që realizoi dy gola, njëri nga penalltia në minutën e 98’ dhe pastaj edhe një gol shumë të bukur nga afër zonës në minutën e 116’.
Ky është trofeu i dytë për skuadrën e Inzaghit në këtë vit pasi ata rrëmbyen edhe Superkupën e Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button