Interi futet në garë për yllin e Napolit

Rinovimi i Piotr Zielinski ende duket një mirazh dhe për këtë situatë, shumë ekipe janë të gatshme të fitojnë shërbimet e mesfushorit polak.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, i fundit që ka hyrë në këtë betejë është Interi, me zikaltërit të cilët janë gati të rrëmbejnë shërbimet e lojtarit të Napolit.

Pas flirtit me Lazion në verë dhe refuzimit të klubeve saudite, Zielinski dukej i destinuar të qëndronte në qytetin napolitan, megjithatë negociatat për rinovimin po zgjasin dhe kjo mund ta çojë atë në ndryshimin e ngjyrave të fanellës.

LEXO EDHE:

Back to top button