Romano: Për herë të tetë Mesi e fiton “Topin e Artë”

Sonte në mbrëmje, në Paris, do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”, ku do të shpërndahen disa çmime individuale, por ai më kryesori është çmimi i “Topit të Artë” që i jepet lojtarit më të mirë të vitit.
Shumë zëra qarkullojnë se Lionel Mesi do të jetë fituesi, pasi është e konfirmuar.
Këtë herë është edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili konfirmon se Mesi do të jetë fituesi i “Topit të Artë”, i teti në karrierën e tij fantastike futbollistike