Interi gëzon mbështetjen e plotë të tifozerisë

Skuadra e Interit, edhe pëprpos eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, ende do të jetë në gjendje të llogarit në mbështetjen e pakushtëzuar të tifozëve të tyre. “Curva Nord”, në fakt, pas rezultatit zhgënjyes të ndeshjes kundër Shakhtar, i ftoi të gjithë të përqëndrohen në kampionat dhe të shtyjnë çdo lloj vlerësimi në fund të sezonit.

Eliminimi nga Champions League na djeg shumë, kjo është e qartë. Përsëri Interi nuk ka arritur atë që do të kërkonte stema e tij. Por le të mos e lëshojmë veten, ky nuk ishte qëllimi. Le t’i bëjmë llogaritë në fund. Kështu, ne i këshillojmë të gjithë tifozët e Interit t’i japin fund zakonit të trishtuar të rënkimeve të padobishme. Le të përqendrohemi dhe të vendosim në vend dimensionin real të këtij Interi. Le të mendojmë për kampionatin. Ne mendojmë pozitivisht. Ne i besojmë ekipit dhe klubit. Kjo është puna jonë. Ne jemi tifozë, nuk jemi drejtues opinionesh. JEMI DASHURI KUSHTETUESE. Fundi, pastaj, me të drejtë do të nxjerrë bilancin.

LEXO EDHE:

Back to top button