Interi i përgjigjet Arsenalit: Pio Esposito nuk preket!
Nga një premtim, Pio Esposito është kthyer në një realitet, në një nga lojtarët më të çmuar që Inter ka në dispozicion.
Paraqitjet e talentit “azzurr” kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha Evropiane, mes tyre Arsenal.
Ekipi i Artetas ka kërkuar informacione në Milano, por përgjigjja e Inter nuk ka vonuar, Pio nuk është në shitje. Ky detaj mori edhe vëmendjen e La Gazzetta dello Sport: “Pio nuk preket”, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë.
Pavarësisht se nuk është zgjedhje e parë e Kivu-t, Pio Esposito ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asiste vetëm në Serie A.







