Interi ka 3 alternativa për të zëvendësuar sllovakun Shkriniar

Skuadra e Interit është në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Milan Shkriniarin, i cili do të largohet së shpejti. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit po shikojnë veçanërisht në Premier Ligë dhe vlerësojnë tre emra.

Më i përshtatshmi, për karrakteristikat teknike është Trevoh Çallobah i Çellsi. Dy opsionet e tjera janë Viktor Lindelof i Man. Junajtedit të cilin Interi e kërkon në formën e huazimit, por Junajted nuk e pranon këtë formulë.

Dhe tjetri është Tilo Kehrer i Uest Hemit, i cili më parë u është ofruar “zikaltërve” para se të transferohej te klubi aktual./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button