Interi kërkon të angazhojë tjetër futbollist shqiptarë

Kristjan Asllani nuk është ende një emër i madh në futbollin Italian, por Interi dhe tifozeria e tyre e ka pritur në Milano, sikur të ishte një yll i futbollit europian.

Tashmë, Interi po mendon të sjellë në Milano një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti. Deri para pak kohësh, Gjimshiti ishte i paprekshëm te zikaltërit e Bergamos, por sot, ata e shohin si një mundësi largimi në merkato.

Sipas raportimit nga “Sportmediaset”, skuadra e Interit po mendon të ofrojë Valentino Lazaro në shkëmbim të Berat Gjimshitit.

LEXO EDHE:

Back to top button