Interi më afër marrëveshjes me sulmuesin e ri të Italisë

Sulmuesi italian Mateo Retegui, që një muaj më parë debutoi me kombëtaren “azzurre” (2 gola në dy ndeshje) do të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Italo-argjentinasi luan në Amerikën Latine me Tigre, por kartoni i tij është në pronësi të Boka Juniors.

Sipas “Gazzetta Dello Sport” ai ka mjaft admirues në Serie A, por në “pole” për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit duket ekipi i Inter. Drejtuesit e klubit zikaltër janë duke biseduar si me kolegët e tyre të Tigre ashtu dhe ata të Boca, për të siguruar transferimin e lojtarit në Itali.

Kostoja e lojtarit varion në 25-30 milionë euro, një shumë që Inter është gati ta paguajë plotësisht. Gjithsesi, për ziklatërit s’ka për të qenë e lehtë, pasi në garë është edhe Lacio, që gjithashtu është interesuar për Mateo Retegui, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button