Interi pa mesfushorin kilian ndaj Shakhtarit?!

Arturo Vidal është në dyshim për ndeshjen e Interit në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit për shkak të një dëmtimi të flexorit. Mesfushori i Kilit u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes Inter-Bolonja dhe sipas “Tuttosport” dhe “Il Corriere dello Sport”, ai pësoi një dëmtim të lehtë të muskulit.

Ish mesfushori i Juventusit dhe Barcelonës do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe Antonio Konte shpreson se ai do të jetë në dispozicion për t’u përballur me ukrainasit në “Giuseppe Meazza” të mërkurën.

Gjigandët e Serie A duhet të fitojnë dhe shpresojnë që në mes Real Madridit dhe Borusia Mynshengladbahut të ketë një fitues në mënyrë që të kualifikohen në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button