Interi planifikon “vjedhjen” e radhës ndaj Milan-it

Pasi siguroi Markus Turam me kosto zero dhe pa hequr dorë nga ideja e mbajtjes së Romelu Lukakut, Interi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe ka kërkuar informacion për një tjetër lojtar me kosto zero, ish-sulmuesin e Lazio-s, Lukas Romero.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontakti për argjentinasin e lindur në vitin 2004 ka ndodhur javën e kaluar, gjatë udhëtimit të Aosuili-s në Londër. Drejtori sportiv i zikaltërve u takua me Fali Ramadanin, menaxher i Kulibalit dhe gjithashtu i talentit që ishte ndër protagonistët e Botërorit të fundit U20. Të dy folën për Romeron, i cili pas dështimit të rinovimit me klubin bardhekaltër, ka zgjuar interesin e klubeve të ndryshme, përfshirë Milan-in.

Për Inter-in, që (tani për tani) ka rregulluar sulmin me Turamin pas mos rinovimit të XHeko-s, është një mundësi që do të vlerësohet në ditët në vijim.

Fakti që Romero mund të merret me kosto zero është intrigues, por tani sytë e zikaltërve janë mbi të gjitha te Lukaku dhe Fratesi.

LEXO EDHE:

Back to top button