Interi, nesër do të rinovojë kontratën me Lautaro Martinezin?

Interi fitoi ndeshjen e parë në Milano me rezultatin minimal, por të mërkurën zikaltërit do të provojnë shansin e tyre në një fushë, jo të lehtë, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, ndaj Atletiko Madridit.

Zikaltërit synojnë vetëm fitoren për t’u kualifikuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni, por gjithashtu flitet se do të rinovojë edhe kontratën me Lautaro Martinez, kapitenin e tyre argjentinas.

Në stadium do të jetë edhe agjenti i kapitenit, ku pritet që të dyja palët të ulen e të nënshkruajnë rinovimin e kontratës.

LEXO EDHE:

Back to top button