Italia ndalon dërgimin e fotove për vozitje të shpejtë: ‘Marrëdhëniet, martesat dhe punët dështojnë për shkak të tyre’

Italia ndalon dërgimin e fotove për vozitje të shpejtë: 'Marrëdhëniet, martesat dhe punët dështojnë për shkak të tyre'

Ministria e Transportit e Italisë ka njoftuar se shoferëve të kapur me shpejtësi nuk do t’u dërgohet më foto kamera, por vetëm një njoftim.

Fotografitë e kamerave të shpejtësisë do të përdoren vetëm nëse shoferi paraqet një kundërshtim zyrtar për gjobën. Kjo rregullore është miratuar nga shërbimet italiane të mbrojtjes së të dhënave.

Shkak për heqjen e fotove është bërë prishja e marrëdhënieve, martesave apo marrëveshjeve të biznesit pasi fotot e kamerave zbuluan se në makinën e tyre ishte dikush që nuk pritej të udhëtonte me ta.

Matteo Salvani, ministri i Transportit, ka kritikuar vazhdimisht përdorimin e kamerave të shpejtësisë për vendosjen e gjobave, duke argumentuar se bashkitë i përdorin ato për të gjeneruar të ardhura.

– Duhet të shpëtojmë jetë përmes parandalimit dhe kontrolleve, por edhe të shpëtojmë portofolin e qytetarëve duke i çliruar nga anarkia e kamerave të shpejtësisë – tha ai.

Italia ka më shumë kamera shpejtësie nga çdo vend në BE,

Salvini tha se kamerat duhet të qëndrojnë në zona me rrezik të lartë si shkollat ​​dhe spitalet, por jo në rrugë me dy korsi për të taksuar dhe ngacmuar shoferët.

Sipas projektdekretit, kamerat e shpejtësisë duhet të vendosen për të garantuar sigurinë në qarkullim dhe jo për të mbledhur para për këshillat bashkiakë.

Italia ka rreth 11,000 kamera shpejtësie.

LEXO EDHE:

Back to top button