Interi që tani ka filluar operacionin e afrimit të futbollistëve me kosto zero

Interi qysh tani ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm, ku qëllimi është të afroj futbollistë me kosto të ulët. “Neroazzurët” kanë në listë dy emra të futbollistëve kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2024 dhe ata ende nuk kanë rinovuar me klubet e tyre.

Në krye të listës qëndron mesfushori çek Tomas Souçek i cili ka tre vite e gjysmë që po shkëlqen në Ligën Premier me fanellën e Uest Hamit. 28-vjeçari mbetet i lirë në fund të sezonit, derisa pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit. Souçek edhe këtë edicion po paraqitet mjaftë mirë, ku në 10 ndeshje ka realizuar katër gola si mesfushor defensivë.

Emri tjetër në listën e gjigantit italian është sulmuesi nigerian Keleçi Iheanaço. Reprezentuesi i Nigerisë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion në Championship te Lester Siti, ku në 13 ndeshje ka realizuar pesë gola e ka asistuar në dy të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button